Lajme

Deklaratë e fortë e Latifit: Nëse Kurti nuk ka marrë mësim, do të bie për 40 ditë

Profesori Blerim Latifi thotë se nëse Albin Kurti do të vazhdojë me kursin e kaluar, ai nuk do të jetë në qeveri as për 40 ditë.

Latifi në emisionin “Pressing” në T7 thotë se pret diçka tjetër nga Kurti.

“Nëse Albin Kurti nuk ka marr mësim nga mësimet e kaluara nëse ai ka me vazhdu me kursin e tij konfritual nëse ai do të vazhdoje me arrogance e tij me shqyrtimin e cdo gjëje që ndodh, jo 52 ditë po as 40 ditë nuk ka mi shku.

Megjithatë unë pres diqka tjetër”, tha ai.

Sipas Latifit, ai nuk do ta ndiq kursin e kaluar pasi Kurti supozon që me administratën Biden do të ketë një raport më konstruktiv, shkruan Gazeta Express.

“Albin Kurti do të jetë shumë ma pragmatik, krejt hapsirën e veprimit politik do ta ketë në pozicionin e tij, si kryeministër. Kështu që nuk mendoj që ai do të vazhdoj me kursin e kaluar.

Nisur edhe nga fakti se ai supozon që me administraten e Biden do të ketë një raport më konstruktiv”, tha Latifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button