Lajme

Del raporti 24 orësh për vdekjet dhe rastet e reja me koronavirus




Ministria e Shendëtësisë ka bërë me dije se që nga dita e djeshme kanë vdekur dy persona dhe janë regjistruar 133 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Konfirmimi i këtyre rasteve të reja ka ardhur pas testimit të mbi 4 mijë mostrave.

“Nga 4.139 testime, 133 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 805 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 150.625. Në total numri i rasteve aktive është 6.077”, thuhet në njoftimin e MSh’së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button