Lajme

Deputetëve të Kosovës, kishe nuk jua kona me Duda Bajlen!

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka qenë e ftuar në një intervistë së fundi, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve për jetën e saj.

Në mesin e pyetjeve që i është bërë ka qenë edhe pyetja:
“A jua kona kolegëve të saj me të”

Ajo ka thënë se jo, por ashtu si e tha Duda këtë përgjigje, po del se, kolegët në Kuvendin e Kosovës po sillen mirë me të dhe po bohen kishe nuk jua kona me të, së paku kështu po bohen, kurse ne po jemi shumë të sinqertë, kishe ne po jemi shumë me vlera, kishe ne nuk po e kqyrim hiç Dudën, as andej e as këndej!Kishe-kishe!
Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe!
Kështu, unë në rolin e gazetares kam pas rast me bisedu me shumë deputet të Kuvendit dhe në stil shakaje kemi fol edhe për simpatinë e tyre ndaj deputeteve dhe realisht kam kuptu bukur e mirë se Duda Bajlen po e duan të gjithë dhe, të gjithë po e shohin me hile, e shohin dhe po bohen kishe nuk po e shohin!

Kështu, në një kafe rasti me njërin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në ambientet e kuvendit derisa po pinim kafe dhe po bisedonim për tema të ndryshme, rastësisht kalon aty Duda; meqë me Dudën po njihemi dhe kemi pas raste me nejtë e me folë, deputeti e hupi kontrollën, e hupi krejt, e hupi temën, e hupi krejt dhe u çu në këmbë dhe me dy duar e përshëndeti Dudën, po dojeke edhe me e përqafu, po smujke, nuk mujke sepse nuk kishte dritë jeshile!

Nejse, Duda shkoi në punët të vet dhe ne vazhduam bisedën me deputetin e Kuvendit të Kosovës!
-Hë, çka u bo he trim, e hupe kontrollën, krejt e hupe, po i them unë!
-Jo, jo, tybe jo, po duket qashtu; jo Dudën e respektoj, nuk po e shoh si po thua ti!

-Lene, lene atë muhabet, po renë, po renë thellë;gjithë deputetët renat i keni merak; pse bre ju burrat nuk po i pranoni senet ashtu qysh janë; thuje bre, thuaje se po më pëlqen dhe gati; thuaje po e du, po spo muj me mbri aty, i thash unë!
-Tha, shuj, se me marrë vesh gruja për këto muhabete, menjëherë kërkon interpelancë në kuvend, më tha deputeti!

Liza B , gazetare A news24

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button