Lajme

Deri në 5 mijë ton ari gjenden ‘nën dyshekët e njerëzve’ në Turqi: Kërkohet kthimi i tyre pas koronavirusit

Deri në 5 mijë ton ari gjenden ‘nën dyshekët e njerëzve’ në Turqi: Kërkohet kthimi i tyre pas koronavirusit

Bankat turke dhe rafineritë e arit ndihmuan 100 ton ar “të fshehur në shtëpi” për t’u rikthyer në sistemin financiar edhe pse rreth 3000 deri në 5000 ton mbeten të ngujuar “nën dyshekët e njerëzve”, tha kreu i një rafinerie kryesore ari.

Sipas Daily Sabah, përcjell Telegrafi, Ayşe Esen, Drejtore e Përgjithshme e Rafinerisë së Arit të Stambollit (IAR), tha se ata kishin filluar një projekt me 12 banka të mëdha tregtare 10 vjet më parë për të ndryshuar zakonet e kursimit të arit të njerëzve, duke i penguar ata të grumbullonin metalin e çmuar në shtëpi.

Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se ka rreth 3,000-5,000 ton ar të ruajtur nën dyshekët, që është një ekonomi informale me një madhësi prej 200-300 miliardë dollarë”, ka thënë Esen.

“Kthimi i kësaj sasie ari përsëri në qarkullim mund të sjellë zgjidhje për shumë nga problemet financiare të vendit”, ka shtuar ajo.

Esen vuri në dukje se IAR do të fillojë të punojë në projekte të reja me bankat dhe qeverinë për të shtyrë individët privatë të mbajnë kursimet e tyre të arit në banka pasi ekonomia të dalë nga shpërthimi i coronavirusit.

Shumë njerëz në Turqi – që ka një nga nivelet më të ulëta të kursimeve private midis ekonomive të mëdha – mbajnë arin si siguri për një “ditë të vështirë”, sesa produkte të ofruara nga bankat.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button