Lajme

Detaje nga ngjarja që tronditi Vlorën, autori vrau krushkun e tij për kamerat e sigurisë

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës ditën e sotme, ku 60-vjeçari, Bujar Mehmeti, u vra nga një i afërm i tij.

Mësohet se autori i dyshuar krimit dhe viktima ishin krushq mes tyre. Ata jetonin në shtëpi ngjitur me njëra-tjetrën dhe kanë pasur më herët konflikte e debate pronësie për toka në fshatin Gorisht.

Raportohet shkak i sherrit që përfundoi në vrasje, është bërë fakti që familja e njërit prej tyre, donte të vendoste një kamer sigurie.

Por për shkak të afërsisë së banesave, kamera do filmonte edhe shtëpinë e tjetrit. Kjo ka bërë që debati të degjenerojë në përdorimin e sendeve të forta, të cilat bënë që 60-vjeçari të humbte jetën nga plagët e marra.

Autori i dyshuar i ngjarjes është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Ngjarja e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në lagjen “11 Janari”, pranë një pike karburanti.

Informacioni paraprak i dhënë nga Policia e Vlorës:

Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës. Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button