Lajme

Detaje rrëqethëse nga vrasja masive në Kanada, shikoni çka iu bënte sulmuesi vitikmave të tij

Në një zonë të qetë rurale në Nova Scotia në lindje të Kanadasë, në ishullin Atlantica, gjatë vikendit të kaluar ka ndodhur një sulm i armatosur.

Aty u vranë 23 persona, kurse pas disa orëve policia ka arritur ta vrasë sulmuesin, dentistin Gabriel Wortman, 51-vjeç, transmeton Telegrafi.

Drama filloi të shtunën në orët e vonshme, kurse autoritetet e sigurisë besojnë se mund të ketë më shumë viktima, pasi Wortman për plotë 12 orë ka vrarë njerëz në këtë rajon.

I veshur me uniformë të policisë, ua vinte flakën shtëpive dhe vriste njerëz, kurse një prej viktimave të tij është policja kanadeze Heidi Stevenson, nënë e dy fëmijëve, shkruan Blik.

E përditshmja “Toronto Sun” ka bërë të ditur se Wortman rreth orës 23:30 i kishte trokitur njerëzve nëpër dyer të shtëpive duke u dukur si një zyrtar policor, kështu ata nuk hezitonin ta hapnin derën. Më pas i qëllonte dhe ua vënte flakën shtëpive.

Një nga shtëpitë e djegura është edhe shtëpia e tij. “Toronto Sun” ka botuar një artikull ku thuhet se dy viktimat e para ishin ish-bashkëshortja e tij dhe partneri i saj i ri. E pas masakrës në Portpique, ky vrasës është arratisur me veturën që ngjante shumë me ato të policisë.

E pas 12 orëve ndjekje, policia ka hasur në të në një pompë të derivateve në Irwing, nga ku filloi drama e vërtetë.

“Sot është një ditë e kobshme për Nova Scotian, do ta mbajmë në mend gjatë”, ka deklaruar Lee Bergerman, komandant i policisë kanadeze të Nova Scotia.

Në mesin e viktimave është edhe një pjesëtare e tyre, e cila për 23 vite shërbeu në policinë kanadeze.

Ueb-faqja kanadeze “The Globe and Mail”, shkruan se në mesin e viktimave është edhe mësuesja Lisa McCally dhe çifti bashkëshortor Jamie dhe Greg Bler. Është vrarë edhe infermierja Heder O’Brian, kurse e bija e saj Darsy Dobson ka shkruar në Facebook se një “përbindësh ia ka vrarë të ëmën”.

Kjo nënë për herë të fundit e kishte dërguar një mesazh në grupin e bisedës që e krijoi me familjarët rreth orës 9 e 59, kurse në 10:15 është vrarë.

Burimi

Back to top button