KosovëKronika e zezëLajme

Detaje tronditëse: Ky është i dyshuari për dhunimin e të miturës në Ferizaj, e mori me forcë dhe e dhunoi në prezencë të shoqes së saj

Gazeta Sinjali pak më parë ka raportuar ekskluzivisht për një rast tronditës të dhunimit që dyshohet të ketë ndodhur në muajin shtator të vitit që lamë pas në Ferizaj, ku viktimë është një vajzë e mitur. I dyshuari për aktin e tmerrshëm nuk është arritur ende që të arrestohet, pasi që sipas familjarëve të tij ai është larguar jashtë shtetit në po të njëjtin muaj që dyshohet se kreu veprën.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Florentin Vrella nga fshati Talinovc i Muhaxherëve në Ferizaj.

Vrella dyshohet se në shtator të vitit 2022 ka marrë me forcë një vajzë të mitur dhe të njëjtën më pas e ka dërguar në një motel në magjistralen Ferizaj – Prishtinë ku e ka keqpërdorur seksualisht.

Sinjali sjellë detaje tjera tronditëse lidhur me rastin

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka filluar të zhvillohet një muaj para aktit të trishtë ndaj të miturës e cila ishte vetëm 15 vjeç. Bazuar në dëshminë e saj dhënë organeve të hetuesisë, i dyshuari e kishte njohur atë përmes një shoqeje dhe kështu kishte filluar ta ngacmojë seksualisht në mënyrë të vazhdueshme.

Florentin Vrella dyshohet se sa herë që e ka takuar të miturën në rrugë, e ka kërcënuar se do ta vrasë në rast se nuk pranon që të shkojë me të në motel dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale së bashku.

Në ditën kritike, Vrella dyshohet se e ka kërcënuar sërish viktimën e cila ishte bashkë me shoqen e saj dhe më pas e ka marrë me dhunë atë dhe e ka futur brenda veturës së tij. Që aty ka vazhduar për në një motel, ku në prezencën e shoqes së të miturës, e ka keqtrajtuar seksualisht duke e detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Ai dyshohet se barbarinë e tij e ka vazhduar edhe më tej, duke incizuar gjithë aktin seksual me të miturën, pamje të cilat më pas i ka publikuar në rrjetin social TikTok.

Gjithë ngjarjen e trishtë e mitura e ka rrëfyer mbrëmë në Polici, çka ka bërë që njësitë policore të vihen në lëvizje dhe të kërkojnë të dyshuarin.

Familjarët e Florentin Vrellës kanë bërë me dije se ai që nga muaji shtator, kur edhe dyshohet se ka kryer veprën, është larguar për në Francë, prandaj edhe ka qenë i pamundur arrestimi i tij deri në këto momente./GazetaSinjali/

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button