Lajme

Diktatori komunist – Kim Jong-un bëhet i gjallë, rishfaqet në publik

Pas 20 ditësh, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është rishfaqur në publik. Kjo dalje publike vjen pas spekulimeve se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siaps BBC, lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e vendit komunist, KCNA.

Agjencia raporton se lideri koreano-verior ka prerë shiritin e inaugurimit në një fabrikë fertilizuesish. Në raportim thuhet se njerëzit në fabrikë shpërthyen në brohorima kur ai u shfaq.

Që prej 11 prillit, Kim Jong-un ishte zhdukur nga sytë e opinionit publik. Kjo nxiti spekulime për shëndetin e tij.

Raportimet e fundit në median shtetërore nuk ofruan foto dhe as nuk mund të konfirmohen.

Spekulimet u shtuan të mërkurën kur Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha se zyrtarët në vend nuk e kanë parë zotin Kim së fundmi.

Koreja e Jugut i mohoi zërat se ai është sëmurë apo që mund të ketë ndërruar jetë.

Në disa media aziatike pati raportime se ai ka vdekur pas një operacioni të dështuar në zemër.

Burimi

Back to top button