Lajme

Disa nga vlerat e Natës së Kadrit

Në vijim do t’ju sjellim disa nga vlerat madhështore të kësaj nate të bekuar.

Zbritja e Kuranit në Natën e Kadrit
Në këtë natë, Zoti zbret mëshirë mbi robërit e Tij besimtarë, të cilët i nënshtrohen me sinqeritet vullnetit të Tij dhe kërkojnë mënyrat për t’iu afruar Atij. Vlera më e madhe e kësaj nate është që në të zbriti libri më madhështor, Kurani, mbi Profetin më madhështor, Muhammedin s.a.v.s. Allahu thotë që Kurani është zbritur në muajin Ramazan[2] dhe në një natë të bekuar[3].

Kjo natë vjen çdo vit, për të na kujtuar që ta bëjmë Kuranin udhërrëfyesin tonë drejt Allahut. Kjo natë ka edhe vlera të tjera, që burojnë nga ana kuptimore dhe mbështeten nga Kurani e hadhithi. Nata e Kadrit do të thotë nata e caktimit apo fuqisë. Kjo natë është më e mirë se 1000 muaj. Le të dihet që 1000 është shifra më e lartë numerike në gjuhën arabe.[4] Përpos kësaj, 1000 muaj janë të barabartë me 83 vjet e katër muaj, pra kjo natë është më e vlefshme se sa një jetë e tërë e njeriut. Në këtë natë të madhe, zbresin engjëjt në tokë, duke përndarë mëshirën dhe bekimet e Zotit.

Kërkim falje gjatë Natës së Kadrit
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. u ka tërhequr vëmendjen muslimanëve ndaj rëndësisë së kësaj nate përmes haditheve të ndryshme. Disa prej tyre janë si më poshtë:

Ebu Hurejrah r.a. ka transmetuar se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: Kushdo që falet në Natën e Kadrit, me besim të sinqertë dhe me shpresë në shpërblim, atij i falen të gjitha mëkatet e mëparshme.[5]

Imam Neveviu r.a. ka komentuar këtë hadith dhe ka thënë që fjala iman këtu nënkupton besimin e vërtetë. Fjala ihtisab tregon që robi duhet të synojë vetëm pëlqimin e Zotit e jo të sillet me shtirësi apo të veprojë në një mënyrë që i kundërvihet dëlirësisë. Nga fjala kijam nënkuptohet falja e tehexhudit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button