Lajme

Dita kur fillojnë punën autobusët urban dhe ndër-urban në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit, të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas asaj që ka njoftuar Ministria, lehtësimi i masave do të zhvillohet në TRI FAZA.

Faza e parë fillon nga 4 maji deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 2 qershor, ndërsa faza e tretë hyn në fuqi më 2 qershor, raporton FaktePlus

Në fakt, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka specifikuar edhe cilat punë mund të fillojnë të kryhen dhe bizneset që do të hapen gradualisht.

E në FAZËN e DYTË që hyn në fuqi nga 18 maji deri më 2 qershor do të lejohen të punojnë disa kategori të bizneseve, si autobusët, sallonet e ondulimit, mandej tregu i gjelbër, etj.

Në fakt, në FAZËN e DYTË do të fillojë operimi i bizneseve, si:

-tregtia me pakicë,
-dentistët dhe fizioterapeutët,
-floktarët dhe sallonet e ondulimit,
-tregu i gjelbër,

-gastronomia,
-transporti hekurudhor,
-transporti urban dhe ndër-urban, si dhe
-qendrat e thirrjeve.

Back to top button