Lajme

Ditë e zezë për Amerikën, rekord viktima në 24 orët e fundit nga COVID 19

Sh.B.A ka regjistruar ditën më të zezë nga pandemia e koronavirusit deri më tani, pasi bëhet shteti i parë që shënon më shumë se 2,000 vdekje në 24 orë dhe numri i infeksioneve arriti në gjysmë milioni.

Shifrat tregojnë se 2,028 amerikanë vdiqën nga koronavirusi në një ditë të vetme, të premten, duke çuar numrin e vdekjeve në pothuajse 19,000.

Sipas shifrave zyrtare numri i viktimave u rrit në 18.798 dhe të infektuarit arritën në 505.478, pasi 35.579 persona rezultuan pozitivë.

Sh.B.A do të bëhet vendi me numrin më të lartë të viktimave duke ia kaluar edhe Italisë, e cila numëron deri më tani afro 100 viktima më shumë.

Në të gjithë botën, më shumë se 100,000 persona kanë vdekur nga pandemia e Covid-19.

Burimi: DailyMail

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button