“Dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare në Kuvend, të tjerat po ia mbajn zhagin Kurtit”

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar për seancën e djeshme të thirrur në urgjencë.
Muhaxheri konsideron se nuk kishte nevojë për këtë seancë kur dihet që Kurti e kishte mandatin për të marrë vendim qe ta pengoj mbajtjen e referendumin edhe pa rezuluten e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Dje në seancën e Kuvendit janë vërejtur dy gjëra;e para, Kurti ka frikë të marrë vendime pa e futur në lojë Kuvendin ndonëse kishte mandat për të marrë vendim dhe,e dyta, dje u dëshmua se PDK është e vetmja parti opozitare, ndërsa të tjerat po ia mbajnë zhagin Kurtit.
Referendumi në Serbi, Melihate Tërmkolli thotë se kjo është fitore me Kurtin e Osmanin!
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka reaguar pas tërheqjes së Serbisë për mbajtjen e referendumit në Kosovë.
Ajo në një postim në Facebook u shpreh se kjo është një fitore e Kosovës me Kurtin dhe Osmanin.
“ Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet”, deklaroi Tërmkolli, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Një fitore domethënëse për Kosovën, me Kryeministrin Kurti dhe Presidenten Osmani. Është ditur gjithnjë dhe tani po provohet se duhet të mësohet Serbia ta respektojë e pranojë Kosovën shtet. Kur ne veprojmë e tregojmë që jemi shtet, në raport me çdokënd!
Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka reaguar pasi u votua referendumi në kuvend, duke thënë se vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë për interesin e shtetit.
Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është detyrë që ta mbrojmë kushtetutshmërinë e ta zbatojmë ligjin në vend, njofton Klankosova.tv.
“Vendi mbrohet e zhvillohet duke u bërë bashkë për interesat e shtetit tonë. Praktikat e dëmshme një nga një do t’i ndryshojmë. Është detyrë të mbrojmë kushtetutshmërinë e të zbatojmë ligjin në vend. Presidenca, Kryeministria dhe Kuvendi u bënë një. Kosovë, kështu të dua, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.