Magazina

Do të habiteni se si dukej më parë Xheisara e BBV

Xheisara është këngëtarja nga Shqipëria e cila ka hyrë në BBV javët e fundit.

Xheisara Frisku është një nga 5 personazhet që u futën së fundmi në shtëpinë e famshme në Shqipëri.

Që në klipin prezantues ajo është shprehur se do krijojë atmosferë pozitive e shumë këngë.

Natyrisht që për të gjithë personazhet publike kemi kureshtjen se si janë dukur kohë më parë e këtij kurioziteti nuk i shpëtoi as Xheisara.

Kujtojmë se Xheisara ka qenë konkurrente e festivalit “Kënga Magjike” në vitin 2019 me këngën “Si me t’lon”.

Ndryshe ajo është përfolur shumë edhe për martesën e saj të organizuar në fshehtësi, si dhe për sherrin me Jonida Maliqin, se deri kur do vazhdojë gara e saj brenda BBV mbetet për tu parë./Lajmi/

Banorët shkrijnë së qeshuri kur Beniada shqipton mbiemrin e këngëtarit Yll Limani

Beniada Nishani është një nga banoret më pozitive brenda BBV, modelja shqiptare është pjesë e shtëpisë që nga data 5 tetor atëherë edhe kur nisi spektakli më i madh shqiptar.

Ajo është një nga banoret e shtëpisë që e ka mirë me të gjihë, ndaj pëlqehet shumë, simpatia ndaj saj dita-ditës është shtuar edhe për shkak të mos shqiptimit të duhur të fjalëve në gjuhën shqipe.

Shpesh video e Beniadës kanë bërë xhiro në rrjetet sociale pikërisht për këtë arsye, siç ishte rasti me shqiptimin e emrin të Butrint Imeri e Noizyt.

Së fundmi ajo ka shkrirë banorët së qeshuri me shqiptimin e mbiemrit të Yll Limanit, sipas Beniadës këngëtari quhet Yll Dhimani.

Ajo ndër të tjera tregoi simpati ndaj tij duke e krahasuar edhe me një arush të vogël./Lajmi/

Shiko videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button