Lajme

“Do të jenë tre nivele vështirësie”, zbardhen detajet, ja si do të formulohen testet e Maturës Shtetërore

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, ka dhënë disa detaje lidhur me provimet e Maturës Shtetërore.

Në një video mesazh, ajo ka bërë të ditur nivelin e vështirësive që do kenë provimet. Vrapi ka thënë se testet do të kenë tre nivele të vështirësisë.

“Niveli i parë që ka të bëjë me njohjen dhe të kuptuarin. Është 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i dytë ka të bëjë me zbatim dhe analizë. Është sërish 40% e totalit të pikëve të testit. Niveli i tretë është edhe niveli më i lartë i testit (20%). Përgjithësisht kontrollon njohuritë që kanë të bëjnë me sintezën dhe vlerësimin”, u shpreh drejtoresha e QSHA.

Niveli i vështirësisë së testit të Maturës Shtetërore nga Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore

Rezana Vrapi

Burimi

Back to top button