Lajme

Donika Gërvalla del kundër Arben Gashit, tregon si i njohu “perlat reformatore”: Ja nga kush po i vjen vdekja LDK-së

Naser Arifi – Delegat i Kuvendit të Përgjithshëm të LDK-së, ka hedhur sot kritika të ashpra ndaj shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie Arben Gashit.

Arifi, përmes një reagimi në “Bota sot”, ia ka përmendur Gashi tradhtinë kur e kishte votuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president, derisa ka e ka quajtur “hipokrit” e të” pafytyrë”.

Me gjithë fjalët e tij po pajtohet ish-kryetarja e LDK-së në Gjermani Donika Gërvalla, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se ashtu siç i ka përshkruar Arifi, i ka njohur edhe ajo “perlat reformatore të LDK-së”.

Gërvalla ka theksuar se LDK-së po i vjen vdekja edhe nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.

Postimi i saj në Facebook:

Naser Arifi i paska rënë pikës, i guximshëm dhe i sinqertë deri në fund.

Pikërisht kështu si i ka përshkruar Naseri i njoha edhe unë “perlat e reformatore ” të Lidhjes. Në kafe gojën plot reforma, në mbledhje, kryesi, KP apo Kuvend heshtje varri.

Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button