Lajme

Donika Kadaj tregon arsyen pse nuk e votoi Qeverinë Hoti

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi ka folur për abstenimin e saj ditën e votimit të Qeverisë Hoti.

Kadaj-Bujupi në RTV Dukagjini ka thënë se është e drejtë e deputetëve se si do të votojnë në Kuvend.

Ajo ka thënë se kundër qeverisë së Avdullah Hotit kanë votuar edhe vet deputetët e LDK-së.

“Unë nuk kam votuar pro koalicionit me LDK-në edhe brenda partisë para se të arrihej marrëveshja e koalicionit LDK-AAK. Pra qëndrimi im ka qenë konsistent që nga fillimi pasi zoti Hoti është në kundërshtim me bindjet e mia politike”, tha ajo.

Deputetja e AAK-së thotë se nga kjo parti është përshëndetur edhe gjuajta me vezë ndaj zotit Hoti dy muaj më parë për shkak të pozicionit të tij ndaj taksës dhe reciprocitetit.

“Zoti Hoti në ditën e dytë të punës e dëshmoi që taksa nuk vjen në shprehje por largoi edhe reciprocitetin. Nuk kam asgjë personale me të, por zoti Hoti nuk është personi i duhur në detyrën e kryeministrit”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.

Burimi

Back to top button