Lajme

Drenas, hajnat i vjedhin në lokal kasafortën me ari

Një person në Drenas ka raportuar në polici se dje persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në lokalin e tij.

Sipas raportit 24 orësh të policisë i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte ari.

Pas kësaj, policia me njësitet kompetente te saj ka reaguar në lokacion dhe ka kryer kontrollin e nevojshem në atë objekt, mirëpo nuk është gjetur ndonjë person i dyshuar brenda objektit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eshte inicuar rasti “vjedhje e rëndë” për procedura të mëtejme ligjore”, tha Hoxha. /shkruna indeksonline

Back to top button