Lajme

Driton Selmanaj thotë se të rinjve po i shpërlahet truri dhe se LVV po mban ligjërata në shkolla të mesme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar deklaratën e shefit të tij, Avdullah Hoti për ndarjen e votës në familje.

Sipas Selmanajt është telashe kur të rinjve në Kosovë fillon t’i shpërlahet truri, transmeton Indeksonline.

“Nuk është telashe nëse njerëzit në familje mendojnë ndryshe por është telashe kur i shpërlahet truri i të rinjve dhe kjo ndodh me ligjërata në shkolla të mesme që një organizim politik i bën. E kjo është telashe serioze na ka ndodhë në 7 vjetët 8 vjetët e fundit”, tha Selmanaj në RTV Dukagjini.

Tutje, ai shtoi se LDK ka gabuar kur ka bashkëpunuar me Lëvizjen Vetëvendosje.

“I themi popullit sot, kemi gabuar, kemi bërë një eksperiment i cili doli me rezultat katastrofal, deri në atë situatë sa na i pruni të kontesuteshme raportin me ShBA-të, na vendosën sanksione”, tha ai./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button