fbpx
Teknologji

Duhet pritur sërish për prezantimin e Hummerit të ri

Si do të duket Hummeri i ri që mbushet më rrymë, do ta mësojmë pas një kohe, pasi duhet pritur sërish derisa të shfaqet .General Motor e ka shtyrë prezantimin e Hummerit të ri, makinës së fuqishme që mbushet me rrymë, me të cilën do të rivalizojë me Tesla Cybertruck dhe Ford F-150, Kjo makinë ishte planifikuar të prezantohej gjatë muajit që vjen, por me situatën që e ka krijuar coronavirusi, ky aktivitet është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Zyrtarët e GM nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me shtyrjen, apo nëse më vonë gjatë vitit mund të ndodhë ky prezantim. Arsyet nuk dihet, se pse Hummer nuk po shfaqet as nëpërmjet internetit, metodë që po e aplikojnë shumë prodhues për t’i shfaqur makinat e reja. Mendohet se edhe nëse prezantohet, Hummer nuk do të jetë gati për lansim, sepse të gjitha fabrikat e GM që ndodhen në Miçigan janë të mbyllura dhe nuk dihet kur do të hapen. Ky është shteti i katërt në Shtetet e Bashkuara, që është goditur më së rëndi nga pandemia, ndërsa po vazhdon mbyllja e banorëve nëpër shtëpi.

Makinën e re Ford do ta quajë në një formë shumë të çuditshme
Në bazë të patentës, mësohet se makina e re mund të quhet në bazë të një kafshe ferme. Mediet që merren me automobilizëm, janë gjithnjë në kërkim të makinave të reja dhe detajeve rreth tyre, ndërsa në aplikimet për patentë, mund të mësohen shumë të dhëna, Shumicën e rasteve, të dhënat janë të pritshme dhe nuk ka ndonjë ndryshim shumë të madh, por nganjëherë janë shumë befasuese.

Kështu ka ndodhur edhe më Ford, që ka aplikuar për ta patentuar makinën e re, që ka mënyrë shumë të çuditshme se si e ka qaujtur. Bazuar në gjetjet, kjo makinë do të quhet G.O.A.T. Model, apo goat që në përkthimin në shqip nënkupton “dhia”. Dihet se G.O.A.T. nënkupton Greatest Of All Time, apo “me e mira e të gjitha kohërave”, që lë të nënkuptohet se kjo është një ndër makinat, për të cilët Ford është përkushtuar shumë. Të dhëna tjera, se cila makinë mund të quhet në këtë formë, nuk dihet, por mendohet se kjo do të jetë një makina e fuqishme dhe me stil shumë të mirë.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close