Lajme

Duhet të mësohemi me rregullat e reja, Covid-19 mund të zgjasë për vite me radhë

Rreziku i koronavirus duket se po vjen drejt uljes, por sigurisht që vazhdon të ekzistojë. Teksa deri tani kemi mësuar se më të rrezikuarit janë meshkujt dhe moshat e thyera, sigurisht me lirimin e masave dhe kthimin në punë të gjithë kanë frikën e infektimit.

Megjithatë, duke respektuar masat, shanset për të shpëtuar nga infektimi bëhen gjithmonë dhe më të larta. Distancimi social është masa më e mirë që këshillohet në të gjithë botën tashmë.

Duke qenë një virus i ri, pavarësisht studimeve të shumta, ekspertët nuk kanë ende një analizë përfundimtare sesi funksionon koronavirus. Për këtë arsye, ata besojnë se Covid-19 mund të jetë i pranishëm për disa vite.Ky virus nuk shkatërrohet as nga rënia dhe as nga rritja e temperaturave, kështu që nuk mund të përcaktohet nëse është sezonal si gripi. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që do të vazhdohet të jetohet në izolim. Sigurisht që puna duhet rifilluar dhe jeta duhet kthyer drejt normalizimit. Ekspertët sugjerojnë që të gjitha këto gjëra, të vazhdojnë të bëhen në mënyrë graduale.

Sipas tyre, njerëzit do të mësohen me kalimin e kohës të “bashkëjetojnë” me koronavirus. Me shpresën për krijimin e imunitetit apo vaksinës, studiuesit sugjerojnë që tashmë të gjithë të krijojmë një koncept të ri për jetën. Mjafton të kemi kujdes, në distancim, takime, masa mbrojtëse apo në higjenë. Pandemia besohet se mund të ketë një valë të dytë përgjatë muajve të dimrit, por kjo mbetet për tu parë në të ardhmen. Ndërkaq, deri në zbulimin e një vaksine, Covid-19 do të vazhdojë të jetë i pranishëm në jetët tona.

Burimi

Back to top button