Lajme

Durrës është bërë gati për sezonin turistik, po presin vetëm dritën jeshile nga Qeveria

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba publikon disa foto nga Durrësi dhe shkruan se gjithçka po bëhet gati për sezonin e verës ndërsa pritet vetëm sinjali jeshil nga qeveria për të vazhduar.


“Dje ishim në Durrës. Hotelet i gjetëm të gjitha në fazë përgatitore. Investimet e përvitshme, përgatitjet për sezonin, dezinfektimet për t’u përshtatur me situatën e re. Po presin vetëm atë topin jeshil të qeverisë, që të dinë, a do u shkojnë kot edhe këto para që po hedhin për sezonin apo do fillojnë të fusin ndonjë lek. Si thua mo pasha? Do u hedhësh ndonjë top jeshil nga ata që gjuan tek statuset e tua kilometrike apo do i lësh lë presin deri në korrik dhe do ua japësh lejen të fillojnë nga shtatori?”, shkruan Xhemani edhe me nota sarkastike.

Në fakt drita jeshile për të vazhduar me sezonin turistik normalisht duket ende larg ndërsa sot janë shënuar 14 raste të reja me Covid duke e çuar në 750 numrin e të infektuarve në vend.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button