Lajme

Dy kryetarët ‘rebel’ të VV’së: Njëri shanë me nënë qytetarin, tjetri i rrah në mes të spitalit

Dy kryetarët rebel dhe problematik të komunave nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëri i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe tjetri i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë qenë në qendër të vemendjes gjatë këtyre ditëve nga mediat dhe qytetarët, shkruan Gazeta Metro.

Natyrish kjo vëmendje e madhe që është përkushtuar ndaj tyre nuk ka ndodhur për diçka të mirë, por për su.lme ndaj qytetarëve të vendit.

Fillimisht ishte Agim Bahtiri i thirrur ndryshe nga shefi i tij Albin Kurti, si Gima i Gushavcit, i cili në një tubim në Mitrovicë eskaloi dhe doli nga kontrolla duke e sharë me nënë një qytetar dhe duke dashur një konfrontim fizik me vi.ktimë.

Pos Bahtiri, një skandal tjetër ka ndodhur në një ambulancë të Podujevës, atje kryetari Bulliqi ka su.lmuar fizikisht duke e kapur për fyti një punëtor të komunës me emrin Ramadan Zymerin.

Për këtë su.lm fillimisht Bulliqi kishte gënjyer se nuk ka pasur asgjë, mirëpo sot janë publikuar pamjet nga mediet ku është demantuar ky i fundit, pasi siç shihet Bulliqi ka kapur për fyeti dhe tërheq Zymerin për ta futur në një zyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button