
Një grua në Graçanicë ka raportuar se një person i panjohur ka hedhur një shishe që dyshohet të jetë me koktej molotovi, para oborrit të një personi tjetër.
Një grua në Graçanicë ka raportuar se një person i panjohur ka hedhur një shishe që dyshohet të jetë me koktej molotovi, para oborrit të një personi tjetër.
Në raportin e Policisë thuhet se nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka hedhur një shishe që dyshohet të jetë me koktej molotovi para oborrit të shtëpisë së viktimës mashkull kosovar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e Policisë./KOHA.