Lajme

Dyshohet se shkelën karantinën, 18 persona ekzekutohen nga forcat e sigurisë

Forcat e sigurisë në Nigeri kanë vrarë 18 persona teksa menaxhonin zbatimin e masave kufizuese të vendosura në vend për shkak të koronavirusit.

Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut në vend thotë se 18 viktimat kanë vdekur në “vrasje jashtëgjyqësore” në tetë incidente të ndryshme.

Ndërkohë që vetë koronavirusi u ka marrë jetën 12 personave, ose 6 viktima më pak se ata që janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Komisioni për të drejtat e njeriut pretendon se Shërbimi Nigerian i Sigurisë ishte përgjegjës për tetë nga vrasjet, ndërsa për shtatë vrasje janë akuzuar forcat e policisë.

Ndërsa ushtria nigeriane akuzohet për vrasjen e dy personave, ndërsa Task Forca e qytetit Ebonyi dyshohet si përgjegjëse për një nga vrasjet.

Sekretari i komisionit nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me rrethanat në të cilat u vranë 18 personat, ndërkohë që ka dyshime se viktimat mund të kenë shkelur masat kufizuese.

Raporti i komisionit për të drejtat e njeriut përfshin edhe 33 incidente të tjera, në të cilat është pretenduar për torturë ose trajtim çnjerëzor.

Po ashtu, pretendohet se ka pasur edhe raportime për arrestime të paligjshme, 19 incidente të konfikskimit të pasurisë dhe 13 raste zhvatjeje.

Ndërkohë nga ana tjetër, Policia e Nigerisë reagoi duke thënë se masat kufizuese do të zbatohen “profesionalisht dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”.

Organet vendore dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë akuzuar prej kohësh forcat e sigurisë nigeriane për abuzime ndaj civilëve, por që janë mohuar nga këta të fundit.

Qytetet kryesore të Nigerisë kanë qenë në izolil që nga 30 marsi. Numri i rasteve me koronavirus në shtetin afrikan ka arritur në mbi 400.

Nigeria, e cila ka një popullsi prej 200 milion njerëzish, është shteti me popullsinë më të lartë në Afrikë.

Ekspertët e shëndetit kanë shprehur shqetësim të madh për një shpërthim të mundshëm teksa edhe bota e pasur ka parë sistemet e saj shëndetësore të mbingarkuara nga pandemia.

Autoritetet vendore të qytetit më të madh, Lagos, ku jetojnë mbi 20 milion banorë, ka shpërndarë pako ushqimesh në rreth 200,000 nga familjet në nevojë dhe ka në plan të dyfishojë ndihmën.

Ka pasur gjithashtu raporte për zjarre, plaçkitje të armatosura dhe trazira të vogla pasi shumë njerëz kanë të papunë për shkak të pandemisë.

Burimi

Back to top button