Lajme

E bukur yll, humb jetën tragjikisht Princesha e Austrisë: Vetëm 32 vjeçe, la pas djalin 2-vjeçar

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike, Princesha e Austrisë, Maria Galitzine pasi pësoi aneurizmë kardiake. Pasardhësja e Perandorit Karl 1 të Austrisë, për pak ditë do të festonte 32-vjetorin e lindjes.

Maria ka lënë pas edhe një djalë 2-vjeçar që quhet Maxim.

Vdekjen e Marias e ka konfirmuar dhe mamaja e saj Maria Anna. “Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, tha ajo.

Maria jetonte në Houston të SHBA-së, së bashku me partnerin Rishi Singh, i cili është kuzhinier. Ajo u martua me të në shtator të vitit 2017.

Princesha e Austrisë, lindi në Luksemburg dhe më vonë ndoqi shkollën fillore në Moskë dhe më pas Kolegjin e Artit dhe Dizajnit në Belgjikë.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button