Lajme

E dhimbshme: Gjysma e shqiptarëve planifikojnë ikjen nga vendi

Gati gjysma e shqiptarëve (49%) po mendojnë seriozisht që të ikin nga vendi, sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Ata po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që kanë, po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende pune të lira, apo dhe kanë konkretizuar tërësisht dhe po përfundojnë çështjet administrative. Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).

Pas nesh, për përqindjen e atyre që po marrin në konsideratë të ikin renditet Mali i Zi me 47%, Bosnja, me 44%, Kosova me 43%, Maqedonia e Veriut me 41%. Më të kënaqur me vendin e tyre janë serbët, me vetëm 37% që po marrin në konsideratë që të largohen.
Shqiptarët kanë dhe përqindjen më të lartë të atyre që jo vetëm duan të ikin, por edhe kanë ndërmarrë hapa konkrete për ta bërë këtë. 33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera. 14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative.

Source link

Back to top button