Lajme

E dhimbshme me pa Meken kështu! Asnjë njeri në kohën e Ramazanit

Qyteti i shenjtë i Mekës është fotografuar komplet zbrazur derisa myslimanët në izolim po mbajnë muajin e Ramazanit këtë vit.

Xhamia e Madhe e Mekës është e hapur gjatë gjithë vitit dhe zakonisht është e mbushur, e veçanërisht gjatë Haxhit, por masat e rrepta të bllokimit në Arabinë Saudite e kanë lënë plotësisht bosh.

Në muajin e shenjt të Ramazanit besimtarët agjërojnë për të shënuar kohën kur për herë të parë u shpall Kurani te profeti Muhamed.

Familjarët tradicionalisht mblidhen në iftar, pas perëndimit të diellit, dhe pastaj luten gjë e cila këtë vit nuk është e mundur nën masat e rrepta për të luftuar koronavirusin.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë Mekën e zbrazët.

Arabia Saudite ka konfirmuar më shumë se 15.100 raste me koronavirus dhe afër 130 të vdekur,

Shumica e xhamive, janë mbyllur dhe njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

E dhimbshme me pa Meken kështu! Asnjë njeri në kohën e Ramazanit

Back to top button