KosovëKronika e zezëLajme

E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re mjeku nga Gjilani, fiks 3 vite më parë kishte vdekur edhe babai i tij

Qyteti i Gjilanit sot është zgjuar me lajmin e kobshëm për vdekjen e hershme të mjekut të njohur të stomatologjisë, Rasim Sefiu, raporton Gazeta Sinjali.

Specializanti në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale, është ndarë nga jeta në moshën 34-vjeçare, duke lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.

Vdekja e Sefiut erdhi në ditën e 3-vjetorit të vdekjes së babait të tij, i cili po ashtu ishte mjek me nam në Gjilan.

image 72

Për lajmin e hidhur kanë reaguar edhe nga Oda e Stomatologëve të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë për ndarjen  e papritur nga jeta në moshën 34 vjecare të kolegut tonë  Dr.Rasim Sefiu– specializant në lëminë e parodontologjisë dhe mjekësisë orale”, thuhet në reagim. /GazetaSinjali/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button