Lajme

E DHIMBSHME/ Vdes nga infarkti ish-lojtari shqiptar

Ish-lojtari i hendbollit dhe ish-presidenti i klubit të Vllaznisë së hendbollit Nikolin Karroca është ndarë papritur nga jeta ditën e sotme.

Ai vdiq në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti. Lajmi ka hidhëruar jo vetëm Shkodrën, por mbarë sportin shqiptar.

Përveç kontributit si sportist, Nikolin Karroca ka dhënë dhe në fushën e biznesit, ku prej vitesh drejtonte fasonerinë e këpucëve “Niko Shoes”.

Ai ishte pjesë e skuadrë së Vllaznisë së hendbollit në vitet 1987-1993. Më pas ai emigroi në Itali dhe u kthye në atdhe ku investoi për klubin shkodran.

Burimi

Back to top button