Lajme

E FUNDIT: Rrëzohet në detin Jon helikopteri i forcave të NATO-s, zhduken 6 anëtarët që ndodheshin në bord

Një helikopter i forcave të NATO-s ka është rrëzuar mbrëmjen e sotme në ujrat e detit Jon, pranë ishullit Kefalonia në Greqi.

Mediat greke raportojnë se, në bordin e helikopterit ndodheshin 6 persona dhe vetëm trupi i një prej tyre është gjetur. Helikopteri ka humbur sinjalin dhe ka dalë nga radarët rreth 85 kilometra larg ishullit të Kefalonias.Deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se çfarë shkoi keq me helikopterin.

“The Sikorsky CH-124 Sea King” i përkiste frigatës kanadeze Fredericton dhe në momentin e rrëzimit po patrullonte në ujrat e detit Jon. Frigata (model aeroplanmbajtëse lufte) i përket forcës detare të përhershme të SNMG2 të NATO-s.

Sipas burimeve të NATO-s, incidenti ka ndodhur midis orës 20:15 dhe 20:30 kur avioni u zhduk nga radarët. Ai është rrëzuar në një zonë detare që nuk i përket Athinës, por Romës dhe konkretisht 20 milje detare jashtë hapësirës ujore greke.

Forcat e tjera të Organizatës së Atlantikut dhe anijet italiane janë nisur menjëherë drejt vendit ku është rrëzuar helikopteri dhe kanë gjetur disa mbetje të tij, si dhe trupin e një anëtari të bordit.

 

Burimi

Back to top button