Lajme

E gënjente me çokollata dhe e çonte tek dhoma e tij, detajet rrënqethëse nga abuzimi i 73 vjeçarit me të miturën në Fier

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Fier, ku një 73 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë 9 vjeçe.

Sipas “newsbomb.al”, 73 vjeçari është identifikuar si shtetasi L. Rrapushi. Abuzimi me të miturën ka filluar tetorin e vitit të kaluar, ku ai e merrte vajzën në dhomën e tij duke e gënjyer me çokollata dhe me lekë.

Zakonisht i jepte 1 ose 2 mijë lekë dhe më pas i tregonte video pornografike. Ngjarja vazhdoi për disa muaj, ndërsa komunikimi i tyre bëhej me anë të një sinjali me dritë që i moshuari e jepte nga banesa e tij vajzës, sipas “newsbomb.al”.

Në fillim, e mitura i tregoi ngjarjen gjyshes, e cila nuk e besoi. Më pas, 9 vjeçarja mori një telefon dhe regjistroi bisedën me të moshuarin.

Kjo është prova e fortë e prokurorisë, pasi në këto regjistrime dëgjohet i moshuari që i thotë vajzës “nëse i ka larë pjesët intime”.Ka qenë nëna e vajzës ajo që ka kuptuar gjithçka dhe e ka denoncuar pedofilin në prokurori para 5 ditësh.

73 vjeçari e ka detyruar vajzën e mitur të bëjë seks oral, ndërsa po bëhet ekspertimi nëse vajza është abuzuar edhe në forma të tjera, tregojnë burime nga organi i hetimit për newsbomb.

Pedofili 73 vjeçar jetonte në një dhomë të ndarë nga familja e tij, pasi ata e dinin që ai kishte probleme morale.

Burimi: newsbomb.al

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button