Lajme

E jashtëzakonshme: Piloti bën fluturim në formë zemre në Kosovë

Piloti bën fluturim në formë zemre në Kosovë.

Shoferët në tokë mund të bëjnë lloj-lloj manovra në rrugë, por për ata në ajër është diçka ndryshe.

Sidoqoftë, për pilotin e “Chair Airlines” fluturimi së fundmi për në Prishtinë, sigurisht do të jetë një ndër më të veçantat.

Kjo pasi fluturimi që bëri ai gjatë arritjes nga Zvicra në Kosovë mori formën e zemrës, duke përshkuar edhe qytete tjera. E rrallë apo jo!!

Postimi i plotë i Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror

E jashtëzakonshme ne Hapesiren Ajrore të Republikës së Kosovës!

Sot më kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih – Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për vendin tonë në këto momente të vështira për gjithë në, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë në ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.

Urojmë që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur këtë armik të padukshëm.

Burimi

Back to top button