Lajme

“E kam takuar disa orë para aksidentit”, Limaj flet pas vdekjes tragjike të anëtarit të Nismës

Kreu i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj vdekjës së të riut nga Tërpeza e Malishevës.

Limaj tha se Krasniqi ishte aktivist i përkushtuar dhe shprehet tejet i prekur nga ky lajm.

“Ikja e hershme e Albertit ka lënë boshllëk të madh tek ne. Albertin e kam takuar disa orë para aksidentit në selinë e Nismës Socialdemokrate si gjithnjë energjik dhe i gatshëm për sfida të reja”, ka shkruar Limaj.

Ndryshe, Limaj i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për humbjen e të riut.

Burimi

Back to top button