Lajme

E ndriçuar, por e heshtur – kështu duket Prishtina në karantinë

Prishtina sonte është futur në karantinë, pas konfirmimit të 20 rasteve me koronavirus.

Fotografi, Arben Llapashtica, ka publikuar një fotografi të realizuar nga lartë, ku shihet ndriçimi si gjithëherë i kryeqytetit, mirëpo pa vetura dhe lëvizje të tjera, shkruan lajmi.net.

Në komunën e Prishtinës nesër do të testohen edhe mbi 40 persona të tjerë që dyshohet se janë të prekur me COVID-19.

Ndërkaq, duke filluar nga nesër hyrje-daljet në kryeqytet do të jenë të bllokuara teksa pa leje të veçantë nuk mund të kalohet. /Lajmi.net/

Burimi

Back to top button