Lajme

E quajti me dy fytyra, Dafina Zeqiri flet për sherrin me Tunën

E quajti me dy fytyra, Dafina Zeqiri flet për sherrin me Tunën

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka folur në emisionin “NIN” edhe për sherrin me Tunën disa vite më parë.

Ato dikur ishin mikesha shumë të mira me njëra-tjerën , madje bënë bujë të made me bashkëpunimin e tyre “Vibe” që u bë hit në atë kohë.

Por pas një sherri, vajzat nuk folën më për vite me rradhe. Madje Tuna kur e këndonte këtë këngë nëpër koncertë kishte hequr pjesën e refrenit të Dafinës dhe e ka kënduar në një version tjetër.

Sherri i dy vajzave të shoëbizit ka marrë fund dy vite me parë, madje postuan dhe foto me njëra-tjetrën.

“Është shumë normale për dy vajza self-made që të kenë përplasje! Ka kaluar një kohë e gjatë, edhe ajo ka pranuar gabimet e veta, edhe unë gabimet e mia. Kemi qenë më të reja dhe kanë ndikuar shumë njerëz, kështu që sot jemi shumë mirë, është shprehur Dafina.

Burimi

Back to top button