
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kalabria (ish-Emshir) të Prishtinës, ku një grua dyshohet se është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima për motive ende të panjohura ka tentuar që t’i vë flakën një shtëpie e që më pas zjarri ka kaluar edhe në trupin e saj.
Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se ajo është dërguar për tretman mjekësor dhe e njëjta ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë që të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar./GazetaSinjali/