fbpx
FutbollLajmeSport

E turpshme: Sigurimi i ndeshjes ia vodhi tifozit të veçantë dhuratën që Muric ia la pas ndeshjes me Anglinë

Që t’ia vjedhësh dhuratën një tifozi të veçantë siç e ka Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, kjo ndodhë vetëm tek ne, transmeton Gazeta Metro.

Abdullah Berisha i njohur ndryshe si ‘Evi’, përkundër që është person me nevoja të veçanta, nuk e humbet pothuajse asnjë ndeshje të Kosovës.

Mund të tingëllojë e ashpër e banale, por s’mund të quhet ndryshe ajo që i ndodhi këtij tifozi, pas ndeshjes që Kosova e humbi me rezultat 0-4 nga Anglia.
Pas asaj ndeshje, portieri i Kosovës, Arijanet Muric, ia la këpucët e tij si dhuratë Evit. Portieri ia dha ato njërit prej personave të sigurimit të ndeshjes, me porosinë për t’ia dhënë ato Evit, i cili po i priste. Megjithatë, këpucët sikur i pëlqyen sigurimit, i cili i mbajti ato për vete dhe nuk ia dha fare Evit. Tifozi i veçantë ka rrëfyer për ‘Gazetën Olle’ atë që i ndodhi, duke mbetur tejmase i zhgënjyer.

“Muriç më pyeti nëse i mora këpucët sportive, pasi që atë dhuratë ia dha sigurimit të ndeshjes për të ma përcjellur mua. Megjithatë, sigurimi i ka mbajtur ato për vete dhe nuk m’i dha. Sigurisht që jam shumë i zhgënjyer” – ka deklaraur ai, teksa ka zbuluar edhe një bisedë mes tij dhe portierit të Kosovës të bërë në ‘Instagram’.

Screenshot 1 215
Screenshot 1 215


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close