fbpx
Fun

Edhe pse limuzina ishte bllokuar nga një aksident në trafik, nusja nuk mbeti pa shkuar në dasmë – për këtë u përkujdesën zjarrfikësit

Është e rëndësishme që një nuse të gjendet në vendin e duhur, në kohën e duhur – në ditën e dasmës.

Kjo mund të nënkuptojë hipje në një makinë të cilësisë së mirë, një kalë dhe karrocë, apo edhe mënyra të transportit.

Por çfarë ndodhë kur asaj i paraqiten vështirësi në komunikacion?

Edhe në një rast të tillë, një nuse ka treguar se mund të ketë një zgjidhje – madje interesante, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një rast kur limuzina e nuses u bllokua në trafik, pas një aksidenti të ndodhur.

Julie Gorman, e cila jeton në LA, pothuajse i humbi “momentin e saj”, pasi një aksident automobilistik e la limuzinën në të cilën gjendej ajo të mbërthyer në trafik dhe bllokoi atë dhe shoqërueset e saj në rrugë.

Zjarrfikësit e Los Angeles County ishin në vendin e një aksidenti automobilistik që bllokoi të dy korsitë e Bulevardit Topanga Canyon kur ata vunë re në rrugë Julie dhe shoqërueset e saj, duke tentuar të mos u prekin fustanet në baltë.

Për fatin e tyre të mirë, ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit veçse kishin përfunduar punën e tyre – kështu që vendosën që “kontributin” e tyre ta japin edhe në një mënyrë tjetër.

Julie dhe shoqërueset e saj u hodhën në kamionin gjigant dhe u gëzuan kur iu dha një “përcjellje” deri në vendin e ngjarjes.

Disa javë pas ceremonisë, Julie u dërgoi zjarrfikësve një fotografi ku shfaqej para kamionit të tyre në ditën e dasmës.

“Faleminderit që shpëtuat dasmën tonë”, kishte shkruar ajo në foto. /Telegrafi/

The post Edhe pse limuzina ishte bllokuar nga një aksident në trafik, nusja nuk mbeti pa shkuar në dasmë – për këtë u përkujdesën zjarrfikësit appeared first on Telegrafi.

Source link

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close