Lajme

Ekskluzive: Berat Buzhala njëri nga ministrat në Qeverinë Hoti

Pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, pjesëtarët e LDK-së deklaruan se nuk do ju marri shumë kohë formimi i qeverisë së re.

I dekretuar nga Presidenti për të formuar shumicën e re të mjaftueshme për krijimin e institucioneve të reja është Avdullah Hoti.

LDK, AAK e NISMA deklarojnë se kanë numrat e nevojshëm për këtë proces. Ende nuk është bërë e ditur se si do të ndahen postet mes partive.

Sot Kosova.LIVE nga burime të sigurta merr vesh se Drejtori i Gazeta Express dhe T7, Berat Buzhala, do të jetë njëri nga ministrat e kabinetit të ri qeveritar.

Ende nuk dihet se cilën ministri përkatëse do t’a drejtoj Buzhala.

Kujtojmë se Berat Buzhala ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës në përiudhen 2011-2013, si dhe anëtar në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Back to top button