Lajme

EKSLUZIVE: Nëse arrihet marrëveshja me Serbinë, Ja se çfarë mund t`i ndodh Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot” e sheh vendimin e Qeverisë së Kosovës për mos anëtarësim në organizatat ndërkombëtare në këtë periudhë si diçka pozitive, por duhet të ketë një afat të caktuar kohorë. “Vendimi i qeverisë për mos anëtarësim në këtë periudhë e shoh si diçka pozitive, kjo edhe dëshmon se Kosova është për marrëveshje me Serbinë dhe jo ashpërsim të saj. E vlerësoj vendim të mençur, por që duhet të ketë afat jo të shkoj në pakufi. Këtë veprim qeveria, dhe Kosova duhet ta përdorin edhe në SHBA si shprehje e vullnetit të mirë të Kosovës, nga e cila Kosova kërkon që edhe Serbia të realizoj premtimet për fushatën kundër njohjeve. Kosova duhet të vë afat deri kur nuk do të aplikojë për integrime në organizatat ndërkombëtare, pasi në të kundërtën s`ka kuptim dhe për më tepër shndërrohet në bumerangë”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Ai është shprehur se mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në takimin e 27 qershorit në SHBA.

Source link

Back to top button