Lajme

Ekspertët amerikanë japin lajmin e mirë, del testi që jep rezultatin për Covid-19 në 15 minuta

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në Amerikë kanë miratuar një lloj të ri të testit të koronavirusit që zyrtarët e administratës e kanë promovuar si një çelës për hapjen e vendit.

FDA njoftoi këtë të shtunë autorizimin e një testi të zhvilluar nga Quidel Corp. në San Diego.

Quidel tha të Shtunën se testi mund të sigurojë një rezultat të saktë, të automatizuar në 15 minuta.

Testi mund të zbulojë me shpejtësi fragmente të proteinave të virusit në mostrat e mbledhura nga tamponet e marra brenda zgavrës së hundës.

Ky lloji testi i antigjenit është lloji i tretë që autorizohet nga FDA.

Aktualisht, mënyra e vetme për të diagnostikuar ratet me COVID-19 është përmes hundës së një pacienti për materialin gjenetik të virusit.

Ky test konsiderohet i saktë, por zgjat me orë të tëra dhe kërkon pajisje të specializuara që gjenden kryesisht në laboratorët tregtarë, spitale ose universitete.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button