Lajme

Eksperti i ekonomisë ka një sugjerim për Qeverinë se si të ndihmohet ekonomia e Kosovës


Eksperti i ekonomisë, Lekë Musa, ka thënë se kur nuk ka ide se si të ndihmohet ekonomia, bën edhe kjo mënyrë që të gjithë të përfitojnë aq sa kanë kontribuar në buxhet shtetëror, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka sugjeruar Qeverisë që të angazhojë ndonjë kompani profesionale e cila kishte me e bë një vlerësim se cilat firma do të ndihmojnë në ngritjen e ekonomisë dhe punësimit.

E sa i përket Ligjit për Rimëkëmbje, Musa vlerëson se fondi për garantimin e kredive është ideja më e qëlluar, ndërsa tjerat masa kanë ndikim në konsum kryesisht.

Postimi i tij i plotë:

Kur nuk ka ide se si të ndihmohet ekonomia, bwn edhe kjo formë e ndihmës, që thonë anglisht across the board, krejt përfitojnë aq sa kanë kontribuar në buxhet shtetëror. Tash, i kisha sugjeruar, Qeverisë që të angazhojë ndonjë kompani profesionale e cila kishte me e bë një vlerësim se cilat firma do të ndihmojnë në ngritjen e ekonomisë dhe punësimit (ndoshta ato që po dixhtializohen, apo ndoshta ato në bujqësi, prodhuese besa shumë të cilat janë duke eksportuar në BE, ose këto në BP outsourcing). Ndërsa, sa i përket ligjit për rimëkëmbje, fondi për garantimin e kredive është ideja më e qëlluar. Tjerat masa kanë ndikim në konsum kryesisht, dhe efekti do të jetë në vendet prej nga importojmë sipas ranglistës së importit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button