Lajme

Epidemiologu bën parashikimin alarmues: Me koronavirus do bashkëjetojmë për disa vite

Epidemiologu i njohur ka bërë njëparashikim mjaft alarmues.

Epidemiologu Dritan Ulqinaku ka shuar të gjitha shpresat nëse COVID-19 do të zhduket me kalimin e muajve, e në verë siç ishte thënë më herët. Ai tregoi se duhet të përgatitemi të bashkëjetojmë për vite me rradhë me këtë virus.

“Unë e kam shprehur edhe më përpara ne na ka dalë frika nga ky virus dhe nëse vazhdon ky ndërgjegjësim me mos përqafimi, mos shtrëngimi i duarve dhe mbajtja e distancës është fare normale, por duhet të përgatitemi që me këtë virus të bashkëjetojmë për shumë vite.

Nuk ka asnjë shenjë që ky virus po del nga qarkullimi, kështu që nëse i referohemi virusit të sarsit që pas 6 muajsh doli nga qarkullimi dhe kurba e tij filloi një rënie të dukshme që pas muajit të tretë nuk ekziston i njeti fenomen me COVID-19 dhe pas tre muajve nga rastet e para, kurba është në rritje eksponenciale fatkeqësisht në këto momente që ne flasim“, u shpreh epidemiologu.

Ulqinaku shtoi gjithashtu se deri në 30 raste në ditë janë normale dhe të menaxhueshmë aq sa të mos krijojë kolaps në sistemin shëndetësor.

“Lufta do të jetë e gjatë, ne shpresojmë që të mos kemi një valë të dytë vazhdojmë ta menaxhojmë dhe padiskutim do kemi ulje dhe ngritje të vogla. Janë të pritshme nga 0 deri në 20 apo 30 raste në ditë janë të pritshme që mund të vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.

Sa i takon testeve, Ulqinaku u shpreh se tashmë nuk kryehet tamponi vetëm tek personat e dyshuar por dhe në anëtarët e familjes.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button