Lajme

Erdogan zemërohet me Macron që mbështet grekët: Do të flas me Merkel, nuk lejojmë të na shkelin të drejtat tona

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdgogan, u ankua pas lajmeve se Macron ka urdhëruar dislokimin e dy luftanijeve dhe aeroplanëve luftarak në Mesdheun lindor për të ‘kontribuar respektimin e të drejtës ndërkombëtare’, siç kishin njoftuar francezët. Muajin e kaluar ishte kancelarja gjermane Merkel që kishte ndikuar në ndërprerjen e mosmarrëveshjeve mes grekëve dh turqve lidhur me kufijtë e tyre dhe të drejtës së nxjerrjes së burimeve të energjisë.

Erdogan njoftoi se do të provoj që të qetësoj tensionet në Mesdheun lindor para zyrtarëve të partisë së tij në Ankara.

“Zgjidhja në Mesdheun lindor do të gjendet përmes dialogut e negociatave” tha ai por shtoi se Ankara “nuk do të lejoj asnjë shteti t’i shkelë të drejtat e saj”.

Tensionet janë shtuar muajve të fundit pas në zonën e pasur me burime të energjisë në lindje të Mesdheut kanë mospajtime Greqia dhe Turqia. Athina e akuzon Turqinë që po kryen hulumtime jo ligjore për naftë dhe gaz në ujërat e saj.

Franca që ka mospajtime po ashtu me Turqinë rreth veprimtarisë së saj në Libi ka dërguar dy luftanije në Mesdheun lindor dhe dy aeroplanë luftarak “Rafal’ ku Turqia përsëri ka nisur një anije në ujërat e kontestuar për hulumtim për naftë e gaz në përcjellje të një flote të luftanijeve. Si reagim Greqia ka nisur një flotë të sajën në atë rajon dhe ka ngritur nivelin e gatishmërisë ushtarake.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, sot e falënderoi Francën për përforcimin e prezencës ushtarake në Mesdheun lindor.

Tensionet e tanishme mes Athinës e Ankarasë në pjesë të madhe rrjedhin nga mospajtimet e tyre rreth demarkacionit të kufirit të ujërave të këtyre dy shteteve anëtare të NATO’s.

Athina akuzon Ankaranë që po shkel territorin e saj me hulumtimet për gaz e naftë në jug të ishullit Kastelorizo apo Meis në turqisht, ndërsa Turqia refuzon të pranoj që ai territor i vogël që gjendet afër bregdetit të saj të kufizoj hapësirën e veprimtarisë.

“Thirrja në sovranitetin ujor duke shfrytëzuar ishullin Meis që gjendet dy kilometra nga bregdeti turk dhe 560 kilometra larg Greqisë kontinentale nuk mund të shpjegohet me racionalitet” ka thënë sot Erdogan./gazetametro.net

Back to top button