Lajme

Eskalon këshilltari i Kurtit: Këshilltarët e politikanëve të tjerë ua lëpijnë shefave pjesët e ndjeshme të trupit

Këshilltari i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, Shkelzen Gashi ka deklaruar se nuk është si këshilltarët e zyrtarëve tjerë.

Ai thotë se në zgjedhjet e fundit e ka mbështetur Vetëvendosjen, mirëpo, shton se nuk ka pranuar që të jetë në listë për deputet.

“Në vitin 2019 e kam mbështetë LVV po nuk jam futë as në listë, pozita e këshilltarit nuk do të thotë se jam anëtar i Vetëvendosjes, është gabim qysh është kriju përshtypja”, ka thënë ai në T7. Sipas tij, këshilltarët e zyrtarve tjerë në vend janë servil.

“Këtu është kriju përshtypja për shkak se kryeministrat e deritanishëm, kryepalamentarët e deritanishëm dhe presidentët e deritanishëm kryesisht kanë marrë këshilltarë politik persona që kanë qenë anëtar të partive të tyre, ose që kanë qenë servil të dëgjueshëm të tyre, ose që ua kanë lëpirë pjesët e ndishme të trupit. Mandej ata janë bo servil edhe nuk e kanë kundërshtu kurrë shefin e tyre”, shtoi ai.

“Ma gjej një këshilltar të Hashim Thaçit që masi është emëru e ka kritiku”, ka deklaruar Gashi.

Back to top button