Eskalon sërish Feraj i VV’së, Pyet pro-amerikanët se me kë janë, kritikon SHBA’në e Trumpit

Anëtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Hysamedin Feraj, e ka bërë një shkrim të gjatë duke e denoncuar ashpër rolin e administratës së Donald Trumpit në botë.
Ai ka bërë një varg krahasimesh tepër të thjeshtëzuara duke pretenduar se si presidenti aktual amerikan Donald Trump po rrënon trashëgiminë e presidentëve të mëparshëm republikanë e demokratë.
Në fakt, presidenti Trump gëzon një mbështetje tepër të lartë mes partisë së tij ndërkohë që zgjedhjet e kaluara i fitoi bindshëm ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton, përcjell Periskopi.
Ndër tjerash, Trump akuzohet për lidhjen e tij me Rusinë e me Korenë e Veriut ndërkohë që marrëveshjet ndërkombëtare me të dyja këto vende janë bërë vazhdimisht edhe nga presidentët e kaluar të ShBA’ve.
Këtë postim tendencioz e ka shpërndarë edhe këshilltari politik i ish kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, e prej të cilit po e shpërndajmë për lexuesit tanë.
Ai e ka cilësuar shkrimin si një “krahasim të shkëlqyer”.
Të kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje është akuzuar vazhdimisht për anti-amerikanizëm nga partitë e tjera politike në Kosovë, e sidomos nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Statusi i plotë:
Që LDK-ja e Agim Veliut është proamerikane, këtë e mora vesh. Por a mund të më thotë dikush se cili prej amerikanëve në trajtesën që vijon është pro-amerikan: