Lajme

Etrit Berisha: Shpresoj të fitojmë ndaj Hungarisë që t’i afrohemi edhe më shumë ëndrrës tonë

Kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha doli në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Hungarisë në “Puscas Arena”.

Ai deklaroi se skuadra është e përqendruar të bëjë sa më mirë e të marrë tre pikët ndaj vendasve, për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.

A mund të na favorizojë fakti që luajmë pa tifozë?
Të them të drejtën kemi thuajse dy vite që luajmë pa tifozë dhe ishte trishtim, ndaj nuk është aspak mirë që edhe tani do luajmë pa tifozë. Unë mendoj se futbolli luhet për tifozët dhe fitorja bëhet më e madhe me ata në shkallët e stadiumit. Megjithatë jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme pasi duam fitoren. Nuk kemi menduar për faktin që do luajmë me stadium bosh.

A mund ta vazhdojmë aty ku e lamë, pikërisht te fitoret ndaj Hungarisë e San Marinos?
Unë mendoj se në këto ndeshje kemi dëshmuar se mund të bëjmë ndeshje të mëdha, pasi fitorja ndaj Hungarisë na dha më shumë besim. Shpresoj që nesër të jetë fitorja e radhës, që t’i afrohemi edhe më shumë ëndrrës tonë e për ta bërë më të lehët ndeshjen e ardhshme ndaj Polonisë.

Çfarë keni mësuar nga ndeshja e parë ndaj Hungarisë dhe sa e vështirë do të jetë ndeshja nesër?
E kam thënë edhe më herët, që Hungaria ka lojtarë cilësorë, mirëpo arma kryesore e tyre është ekipi. Nuk kanë yje që bëjnë diferencën, por si grup kanë bërë gjëra shumë të mira, ndaj e di që nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Ne kemi rezultatin nga ndeshja e parë dhe duhet të vazhdojmë aty ku e lamë, pasi në Elbasan bëmë një takim të mirë në aspektin mbrojtës, por edhe sulmues, ku krijuam shumë raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button