Lajme

Familja e 26 vjeçarit nga Gjilani, në ditën e parë të Ramazanit i falin gjakun personit që e aksidentojë

Familja Huruglica nga Gjilani i kanë falur gjakun personit nga Ferizaji, i cili me veturën e tij goditi për vdekje 26 vjeçarin.

Sot, familja e D.Huruglicës në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë vendosur t’ia falin familjes së personit që aksidentojë djalin e tyre.

Falja e gjakut, siç shihet edhe nga pamjet është bërë nën praninë e prijësve fetar.

D.Huruglica, më 10 prill ishte duke ngasur me motor, derisa u goditë nga vetura e që fatkeqësisht nuk arriti t’i përballonte plagëve të marra.

Pamjet në adresë të redaksisë janë dërguar nga familjarë të 26 vjeçarit, të cilët janë shprehur se ky veprim të shërbejë edhe për familje të tjera kosovare që janë në gjak.

Më poshtë gjeni pamjet nga ceremonia e faljes e gjakut:

Burimi

Back to top button