Magazina

Familja e Donaldit e kishte problem që Bora kishte fëmijë? Semi vë pikat mbi këtë çështje




Nga më të komentuarit e Big Brother Vip padyshim janë Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj, këta dy njiheshin nga jashtë pasi shoqja e Semit, Bora Zemani ishte për tre vite e lidhur me aktorin.

Afrimiteti i tyre ka irrituar ndjekësit që filluan dyshimet për raportin e tyre por këtë dyshim duket ta ketë pasur edhe dikush brenda, ka qenë Paloma që ka habur debatin duke bërë që të sqarohet njëherë e mirë çdo gjë.

Mes tjerash ata zbuluan se Donaldi nuk ishte arsyeja që Bora u nda nga partneri i mëparshëm e as familja e tij nuk e kishte aspak problem që prezantuesja kishte fëmijë.

Paloma: Familja jote e ka problem që ti të qëndrosh me një femër të martuar?

Donaldi: Të martuar?

Semi: S’ka qenë e martuar.

Paloma: Me fëmi?

Donaldi: Jo, asnjëherë ata duan që unë të jem i lumtur, dhe kur unë jam i lumtur, janë edhe ata.

Semi: Ai ka ndejt 3 vjet me atë, si mund ta kishte për ters?

Paloma: Arsyeja e ndarjes së asaj vajzës (Borës) nga partneri që kishte…

Donaldi: Isha unë?…

Semi: Ohoo jo.

Donaldi: Jo, nuk isha unë.

Semi: Jo moj shoqe, ti se dike historinë fare, mos flit kot ajo është ndarë vite përpara.

Paloma: He mi se s’ka 100 vjet që është ndarë se….

Semi: Ka, ka, e ka çunin në klasë të parë ajo oj shoqe!

Monikaa: Unë për shembull mendova se ju të dy jeni njohur që nga jashtë dhe do të përjetojnë dashuri, thashë unë.

Semi: Po jo mi, ne dukeshim që s’ishim ashtu…dukeshim po them…dukemi që s’jemi ashtu unë e kam kiminë me këtë robin, por e kam që nga jashtë, shoqëri, tjetër lidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button