Lajme
Festoi fundin e karantinës, vajza bie nga shkëmbi dhe gjen vdekjen

Një vajzë e cila donte të festonte fundin e karantinës ka rënë nga shkëmbi dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Një vajzë në Turqi ka rënë nga shkëmbi prej 100 metrsh, teksa po pozonte për të festuar fundin e karantinimit.
‘Nypost’ raporton se bëhet fjalë për Olesia Suspitsina, 31 vjeç, e cila prej vitesh ishte transferuar në Turqi, ku punonte në guidë turistike.
Për të festuar fundin e karantinës, ajo u ngjit mbi një shkëmb ku po zhvillonte një set fotografik.
Trupi i së resë do të niset ditën e shtunë për në Kazakistan ku familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit.